Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër në orën 11:00 me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi sot shërbimi për shtyp i presidentit serb, transmeton Ballkani.info.
Lajçak ishte në Prishtinë javën e kaluar dhe pas kthimit të tij në Bruksel njoftoi se më 16 nëntor do të mbahet takimi i negociatorëve kryesorë në dialog. /Ballkani.info/







