Nesër në Beograd mbahet takim i përbashkët i shërbimeve të inteligjencës së shteteve të ish-Jugosllavisë

Nesër do të mbahet në Beograd një takim i përbashkët i shërbimeve të inteligjencës së shteteve të ish-Jugosllavisë.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, nëpërmjet një statusi në Facebook.

Sipas Ramadanit, ky takim do të ishte mirë t’ia mbushë mendjen Bratisllav Gashiqit të BIA-së për të heqë dorë nga Rusia dhe të këshillojë Vuçiqin të njohë Republikën e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Ramadanit:

Nesër po u mbajka në Beograd një takim i përbashkët i shërbime të inteligjences së shteteve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia.

Megjithëse nuk e besoj, shumica e këtyre shteteve që tashmë janë në NATO, do të ishte mirë t’ia mbushin mendjen Bratisllav Gashiqit të BIA-s serbe që të heqë dorë nga Rusia dhe ta këshillojë Vuçiqin që ta njohë Republikën e Kosovës.

Pra, zor.
Zor sepse Vuçiq shpesh po merr urdhra nga Moska dhe Narishkini (Drejtori i Shërbimit të Jashtëm rus)
Ne, shqiptarët deri tani, tri shtete i bëmë anëtarë të NATO-s. Edhe Kosova është e radhës!