Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër me rastin e 1 Majit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën që shpie për në Parkun e Gërmisë, përveç autobusëve të Trafikut Urban të linjës 4, Policisë, KFOR-it, EULEX-i dhe automjeteve tjera emergjente.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Neser, 1 maj do te ndalohet qarkullimi i te gjitha automjeteve, pervec autobuseve te NPL “Trafiku lJrban”, linja 4, automjeteve te Policise se Kosoves, te KFOR-it, te EULEX-it, te ndermarrjes “Hortikultura”, te KRM “Pastrimi”, te Drejtorise se Inspeksionit dhe automjeteve emergjente, per nder te Dites Nderkombetare te Punes – 1 Maji.

Ndalesa do te vleje per rruget ne drejtim te parkut “Germia”, ndersa linja 5 e transportit publik do te punoje sipas itinerarit dhe orarit te rregullt deri ne Sofali. Pika perfundimtare per levizjen e automjeteve, pervec banoreve te lagjeve: “Normale”, “Sofilia”, “Tauk-Bahce” dhe restoraneve – villat “Germia” , “Freskia” dhe “Lira” , do te jete kryqezimi i rrugeve “l Tetori” – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqatizi”; kryqezimi I rrugeve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”; – Kryqezimi I rrugeve “Dr. Shpetim Robaj” me ate te Sofalise, ne drejtim te pishines dhe parkut “Germia”. Transporti publik i qytetareve per ne parkun “Germia” deri te pishina, do te behet ekskluzivisht me autobuse te NPL “Trafiku Urban”, linja 4. Inspektoret pergjegjes te Drejtorise se Inspeksionit gjate dites do te: – parandalojne sherbyesit e paautorizuar qe te bejne shitjen – sherbimin ndaj qytetareve; – organizojne kujdestari, me qellim te ruajtjes se ambientit (perdorimin e zjarreve per destinime te ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave ne vende te caktuara.