Nesër mot i ftohtë e me borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius. Kjo gjendje synoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës. Shtypja atmosferike ka shënuar rënje të lehta. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-13 m/s”.