Nesër mbyllet për qarkullim rruga Doganaj – udhëkryqi për Tetovë

​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj.

Mbyllja bëhet me qëllim të vendosjes të sinjalizimit horizontal. Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka lutur qytetarët që t’i shmangen këtij segmenti gjatë ditës së nesërme.

loading…