Nesër mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. A do të shkarkohet Presidenti ?

Deputetja e PS, Mirela Kumbaro ka thënë se nesër nuk do të shkarkohet Presidenti i Republikës, por thjesht do të prezantohet një draft rezolutë, mbi të cilin do të debatohet.

Sipas Kumbaros, shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë, por janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta.

Mirela Kumbaro: Nesër nuk ndodh shkarkimi i askujt, nesër propozohet një draft rezolutë, e cila në fakt përmban tema dhe pika të rëndësishme që do të ngjallin edhe për çka do të bëhet debati. Do të jetë një debat intensiv dhe pastaj gjithë proceset e tjera do të ndjekin logjikën e tyre.

Ajo që është e rëndësishme nesër është që në foltoren e Kuvendit të diskutohet gjerë e gjatë dhe përballë publikut të gjitha kontestimet që PS ka lidhur me veprimet e fundit të Presidentit.