Nesër kthehen kosovarët të cilët kishin mbetur në Dubai

Për shkak të pandemisë COVID-19, shumë shqiptarë kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe, mirëpo ata nesër do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Aeroplani me 136 persona në bord, rreth gjysma prej tyre shtetas të Kosovës, do të ateroj në aeroportin e Rinasit në Tiranë, e më pas do bëhet akomodimi i tyre.

Ndërsa, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se të gjithë udhëtaret janë të obliguar të kenë me vete maska dhe dorëza.

Ndryshe, të gjithë qytetarët që kthehen në Kosovë, janë të detyruar të qëndrojnë shtatë ditë në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë, e më pas atyre iu bëhen testet për të kuptuar nëse janë prekur nga coronavirusi.