Nesër hyjmë në pranverë, ky është parashikimi i motit

Dita e parë e pranverës në Kosovë nis me vranësira të cilat do të sjellin edhe reshje të herëpashershme shiu.

Vende-vende priten reshje paksa më intensive shiu në formë të rrebesheve të shiut, ndërsa erërat verilindore do të kushtëzojnë ulje të temperaturave, megjithatë nuk priten ulje të mëdha të tyre.

Në mbrëmje mund të ketë reshje më intensive sidomos në jug dhe lindje të vendit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Vende-vende priten reshje paksa më intensive dhe rrebeshe shiu.

Të Mërkurën pritet të ketë reshje të lokalizuara në disa vise të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë ditës përmirësim gradual i motit dhe përpos reshjeve të izoluara priten edhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të fillojnë të rikoperohen.

Nga e enjta na pret mot pranveror. Mëngjesi i së enjtes do të jetë i ftohtë dhe me gjasa për ngrica të dobëta në disa vise. Dita stabile dhe e ngrohtë. /Meteoballkan