Nesër hapet Panairi ndërkombëtar i automjeteve New York

Një ndër panairet më të vjetra të industrisë së automjeteve në botë dhe i cili këtë vit do të organizohet për herë të 119-të, Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve New York, nesër do t’i hapë dyert për vizitorët.

Vizitorët e parë të panairit mes datave 19-28 prill në Jacob Javits Convention në rajonin Manhattan, do të jenë gazetarët.

Në panair përveç modeleve të reja që kompanitë do t’i lëshojnë në treg, gjithashtu do të ketë edhe automjete elektrike dhe SUV.

Vitin e kaluar Toyota RAV 4 ishte automjeti më i përhapur në tregun e SHBA-ve, ndërsa këtë vit bashkë me modelet SUV të Subaru, Volkswagen, Acura, Cadillac dhe Lincoln do të promovohen në panair.

Jaguar me çmimin e automjetit të vitit

Ndërkohë, automjeti elektrik SUV Jaguar I-Pace mblodhi çmimet e automjeteve botërore në këtë panair.

Automjeti i parë elektrik Jaguar fitoi çmimin e dizajnit më të mirë, automjeti më i mirë i gjelbër dhe automjeti më i mirë gjithëpërfshirës.

Drejtori i dizajnit i Jaguar-it, Lan Callum, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve tha se këtë çmim që e ka marrë në 40 vitet e punës së tij në këtë fushë është sikur të ketë marrë Çmimin Oscar.

Në mesin e fituesve të tjerë, Suzuki Jimny fitoi çmimin automjeti më i mirë urban, në kategorinë e automjeteve me performancë McLaren 720s ndërsa në kategorinë e automjeteve luksoze është Audi A7.