Nesër edhe më nxehtë… kujdes!

Temperaturat në vendin tonë sot kanë qenë tepër të larta. Ato kanë arritur në 35 gradë celsius në perëndim të Kosovës.

Herët në mëngjes janë shfaqur vranësira kalimtare, e gjatë ditës kryesisht ka pasur diell.

Rreth viseve malore në veri të vendit mundësi për reshje të izoluara shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 8, shkruan Ballkani.info.

Temperatura të më të lartë se sot pritet të mbizotërojnë nesër në Kosovë. Temperaturat sipas Prishtina Weather do të lëvizin nga 16 më e ulta në jug të vendit e deri në 36 gradë celsius në perëndim, Pejë dhe Gjakovë

Erë e lehtë dhe mesatare do të fyrjë nga verilindja 1-5m/s.

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në Kosovë, kanë bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen Klinikës Emergjente në QKUK, për shkak të problemeve shëndetësore nga vapa.
Prandaj, mjekët kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe mosekspozim në diellë nga ora 11 deri në orën 16. /Ballkani.info/

loading…