Nesër dorëzohet edhe një padi për krimet e luftës në Gjakovë

Grupi i Shoqërisë Civile në Gjakovë përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër do të dorëzohet edhe kontingjenti i dymbëdhjetë i padive për krimet e serbëve të bëra gjatë periudhës së luftës në komunën e Gjakovës.

“Ju njoftojmë se nesër, me datë 01.08.2019, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, nesër do të dorëzojë kontingjentin e dymbëdhjetë (12) të padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte”, thuhet në komunikatë.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë – dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 11:00.

loading…