Nesër dita më e nxehtë, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Javën që vjen na pret mot i nxehtë dhe me diell.

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i nxehtë dhe me diell, shkruan lajmi.net.

Sipas Prishtina Weather, dita e nesërme do të jetë dita e më nxehtë e javës, ku temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë celsius.

Gjatë kësaj jave temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i Prishtina Weather:

Java në vijim me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Ditën e mërkurë, pasdite, mundësi për riga lokale shiu

21.07.2019 – Fusha anticiklonike që po shtrihen mbi Evropën perëndimore dhe qendrore, do të zgjerohen edhe mbi rajonin tonë që gjatë kësaj jave do të sjellin mot më stabil dhe kryesisht me diell.

Ndërkohë vala e të nxehtit afrikan që po depërton mbi kontinentin evropian, pritet të prek edhe rajonin tonë, por më shumë në pjesën e dytë të javës.

Mirëpo, gjatë kësaj jave, në aspektin termik do të mbajë mot kryesisht i nxehtë. Ditën e mërkurë turbullira që do të depërtojnë në lindje të rajonit, mund të sjellin vransira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e orëve të pasdites shfaqen mundësi edhe për riga lokale shiu.

22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

23.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

24.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

25.07-26.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të luhaten pak mbi vlera mesatare. Minimalet nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.