Nesër dalin rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale

Sot në QNR ka filluar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. 

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se në disa komuna ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit.

Bëhet fjalë për Komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës.

Kurse, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, sipas këtyre burimeve, do të dalin nesër në mbrëmje.