“Beteja për 20 përqindëshin” dëshmon për një realitet ballkanik në kushtet e përdorjes së pakicave etnike në ditët e sotme të qasjeve të fluiditetit të identitetit.

Studimi merr në shqyrtim bashkitë e Himarës dhe Koninspolit në Shqipëri ku fakton se përbërja e pakicës etnike greke ka një qëndrueshmëri ndër vite, por përmes influencave tentohet krijimi e një “Asociacioni” artificial.

Përtej kësaj beteje, autori dëshmon për paaftësinë e shtetit shqiptar për tu përballur me ketë agjendë afatgjatë te shtetit grek. Studimi provokoi një debat të gjerë në shoqërinë shqiptare mbi pafuqinë e shtetit në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Autori Dr. Ardit Bido e sheh këtë studim si një shans për një reflektim kombëtar, ku nevoja për një politikë kombëtariste mbetet imediate kudo ku jetojnë shqiptarët.