Foto

Nëse shihni këta persona, lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave lidhur me identifikimin e disa personave.

Në njoftimin e policisë, thuhet se të dyshuarit kërkohen për lëndim trupor, vepër penale kjo që dyshohet të jetë kryer më 23 nëntor të 2023-ës.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës,  me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftim.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 23.09.2023”, vijon njoftimi.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. 

BONUS VIDEO| Haradinaj dhe Kurti përshëndeten “ftohtë” në tubimin e minatorëve