lajmëroni policinë

Nëse shihni këta dy persona lajmëroni policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në identifikimin dhe lokalizimi që më pas çon tek arrestimi i dy personave të dyshimtë.

Kërkimi i këtyre dy personave po bëhet nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Vjedhja në fjalë raportohet të ketë ndodhur më 30 maj 2021 në Skenderaj.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim
Mitrovicë, 05 dhjetor 2021
Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografive në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar.
Publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.
Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj..
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës .
Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– 044/633 551
– E-mail adresa: [email protected].