“Nëse serbët tentojnë t’i vrasin fëmijët, mos i shiko vraje veten”, Buja tregon se çfarë i tha gruas para se të shkonte në luftë

Ish-ushtari i UÇK-së, Ramë Buja ka rrëfyer ngjarje nga lufta të cilat i kujton edhe sot.

Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” të Insajderit, Buja ka treguar për ditën që u nis në luftë dhe fjalët e fundit që ia tha bashkëshortes e cila nuk ishte në dijeni se ai kishte marrë këtë vendim.

“Kur i tregova gruas se po i bashkohem UÇK-së ia lash një revole dhe një amanet, mere këtë armë dhe nëse ndodhë që vijnë serbët e tentojnë t’i vrasin fëmijët para syve tu, mos i shiko vraje veten. Por ajo më tha diçka tjetër..”, tregon ngjarjen Rama.

Tutje ai ka rrëfyer edhe një rast tjetër ku e kishte lënduar bashkëshorten me fjalë.

Po ashtu, ka folur edhe për vëllain e tij Shukri Bujën i cili gjatë luftës si komandant që ishte, e kishte dënuar.