Nëse nuk plotësohen këto kushte Policia nuk do të ndal qytetarët për maska

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, derisa po mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Siguri, ka qenë e vendosur në kërkesat e policëve të Kosovës që edhe ata të përfshinë në pakon emergjente, sikurse mjekët.

Në të kundërtën Kamberi ka kërcënuar se policët do të dalin për të kryerë punën e tyre, por se nuk do të merren me dhënien e dënimeve për qytetarët që nuk respektojnë masat anti-Covid.

Ajo ka thënë se Qeveria e vendit i ka dërguar deri në këtë pikë ku ata më nuk dinë se si të ja bëjnë.

“Ne do të dalim në detyrë, por s’do të merremi me dënime. Na keni pru deri në atë nivel, që t’i qojmë duart.

Të bëhet pako emergjente për policinë, e jo vetëm për shëndetësinë. Pjesa tjetër është edhe për maskat. Maskat janë duke i ble nga xhepi i vet polici.395 euro paga e policit”, tha Kamberi.

Sipas saj është shokuese të thuhet se policia e Kosovës nuk po e bën punën e vet.

“Deklarata shokuese që policia nuk po e bën punën e vet. Ai e ka të drejtën që të merr masa. Nëse ne nuk po e bëjmë punën, ai të merr masa”, tha ajo para anëtarëve të komisionit.