Nëse nuk flisni me miqtë për para, ju duhet të gjeni miq të ri

Shumica e njerëzve e kanë dëgjuar diku shprehjen se paraja është rrënja e të gjitha gjërave të këqija dhe që nuk duhet të flisni për to.

Në shoqërinë e sotme duket në rregull t’u thoni tjerëve se keni mbetur pa para ose i përkitni shtresës së mesme sa i përket financave, por pasurohuni dhe nuk mund të flisni më për paratë.

Shumicës së njerëzve u duket sikur t’i gërvishtin thonjtë në tabelë kur e dëgjojnë dikë duke folur për veturën luksoze që posedon apo pushimet luksoze që i bën.

Por, në vend set ë ofendoheni nga ata që ju flasin juve për paratë, më mirë e keni t’i shmangni ata që nuk flasin për to. Dhe, kujdes të shtuar duhet të keni nga ata që nuk mund të bëjnë para, të cilët i shpenzojnë të gjitha paratë, ose që nuk munden t’u bëjnë ballë faturave mujore. Nuk mund të mësoni asgjë nga kursimtarët dhe nga ata që me vështirësi i bëjnë ballë shpenzimeve mujore.

Nuk është e vërtetë se nevojiten para për të bërë para. E vërteta është se nevojitet kurajë për të bërë para; 80% e milionerëve të sotëm nuk i kanë trashëguar paratë dhe nuk i kanë bërë paratë me para. Ju duhet të keni guxim të lidheni me konsumatorë të ri, të merrni më shumë vëmendje dhe t’i dominoni konsumatorët në mënyrë që ata të mos mendojnë për askënd tjetër.

Bërja e parave, ruajtja e tyre dhe pastaj shumëzimi i tyre kërkon një përkushtim të hatashëm dhe një fiksim për rritje personale e profesionale. Nëse punoni për dikë tjetër, merrni përgjegjësi ta rritni kompaninë, e jo vetëm të punoni për rrogë. Kjo mënyrë e të menduarit do t’ju sjell para juve dhe punëdhënësit që e keni. Mos u bëni vetëm shikues kur është fjala për të bërë para – sigurohuni se jeni në fushë duke u përpjekur të shënoni gol!

Në këtë planet ka aq shumë para saqë mendja nuk ua merr, por prapëseprapë shumica e njerëzve kanë probleme financiare. Shumica e njerëzve nuk kanë para sepse besojnë se ka mungesë të parave, ose besojnë se nuk i meritojnë dhe se janë të vështira për t’u fituar.

Paratë gjenden në çdo vend dhe qëllimi juaj duhet të jetë që t’i merrni paratë që ju përkasin. Për shkak të kësaj mënyre të së menduarit, paratë do të vijnë më lehtë dhe me bollëk.