‘Nëse nuk del me mua, do t’i publikoj fotot’: Malishevasi ngacmon seksualisht një femër, arrestohet nga Policia

Me datë 6 korrik në Malishevë është arrestuar një person i dyshuar, pasi që e ka ngacmuar seksualisht një femër. Ai kishte bërë presion tek ajo që nëse nuk del me të do të ia publikoi fotot e saj.

Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë ka ndodhur një vepër e shtrëngimit dhe ngacmimit seksual nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Ai i kishte bërë presion viktimës femër se nëse nuk del me të do të ia publikoi fotot e saj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës: 

Malishevë 06.07.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili viktimës femër kosovare  i kishte bërë presion se nëse nuk del me të do të ia publikoi fotot e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.