Nëse mendoni që Baby G ka ‘humbur’, mos u frikësoni! Ajo po rikthehet me projekt muzikor

“Mos u nal” është kënga e fundit deri më tani nga ajo.

Ky projekt i Baby G është lansuar pothuajse para një viti dhe nga kjo periudhë, ajo është ‘zhdukur’ nga skena, shkruan Ballkani.info.

Nuk është se këngëtarja nuk ka punuar, por, sa ishte pjesë e menaxhmentit të Jetmir Agaj finalizoi një projekt të ri por që nuk u lansua asnjëherë, për arsye të panjohura deri më tani.

Po ashtu, edhe incidenti që ndodhi në Dubai me miken e saj, shtyu një projekt muzikor të saj.

Sido që të jetë, Baby G po kthehet me projekt muzikor.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku tregoi se në dhjetor do e publikojë këngën e re, e cila është organizuar nga vet këngëtarja.

Se çka po sjell këngëtarja, presim ta shohim muajin që po vjen e që është i fundit për këtë vit./Ballkani.info/
https://www.instagram.com/p/Bqsv-lcHl2N/?utm_source=ig_web_copy_link