“Nëse Kushtetuesja konstaton se Thaçi ka shkelë Kushtetutën, Vjosa Osmani bëhet president, Kurti mbetet kryeministër”

Analisti politik, Petrit Zogaj ka përmendur edhe disa skenare, ndër ta nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se presidenti Thaçi e ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, në këtë situatë Thaçi jep dorëheqje, Vjosa Osmani bëhet president, dhe nuk ia jep mandatin LDK-së.

Kështu Kurti mbetet kryeministër deri në zgjedhjet e reja.

Megjithatë, Zogaj thotë se ky skenar vështirë të ndodhë.

Shënimi i plotë:

1. Nese Gjykata thote qe dekreti i Presidentit eshte jo-kushtetues, me fjale tjera, Presidenti e ka shkele Kushtetuten.

2. Per pasoje, Presidentit i behet presion me dhene doreheqje dhe ai jep.

3. Ushtruese e Presidentit behet Vjosa.

4. Vjosa nuk dekreton nje njeri nga LDK.
5. LDK percahet si fillim.

6. Albini mbetet KM ne detyre deri ne detyre deri ne zgjedhje.

7. Albini dhe LV i fitojne zgjedhjet bindshem.

8. Vjosa e fiton LDK bindshem dhe e bashkom kete partine.

9. PDK mbetet pa kauze dhe pa president.

10. AAK dhe Nisma ne lufte me prag, si zakonisht 🙂

A po i bjen qe skenari ka qene ne LDK per me e largu Thacin nga skena, e Thaci nuk e ka mendu kete version hic 😛

Nejse, s’ndodh ky skenar, ne cfaredo situate.