“Nëse kjo këngë nuk e fiton Këngën Magjike, Ardit Gjebrea le ta mbyllë festivalin”

Edhe sivjet shumë artistë të njohur e të rinj po marrin pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

E në këtë festival është një këngë garuese që quhet “Qaj” e që e kanë sjell në një interpretim tejet të mrekullueshëm Ardit Çuni dhe Daniela, shkruan Ballkani.info.

Forma se si ata kënduan e kanë emocionuar tejmase edhe aktoren Adriana Matoshi.

Kjo e fundit ka hedhur një fotografi në Instastory ku ka thënë se “Nëse kjo këngë nuk e fiton Këngën Magjike, Ardit Gjebrea le ta mbyllë festivalin”.

E se a do mendojë njëjtë publiku dhe artistët që e votojnë njëri-tjetrin, pritet ta shohim në natën finale të KM./Ballkani.info/