“Nëse këtij bukuroshi nuk iu kanë tubuar paratë, për 30 minuta ia tubojmë”, Labi për Art Muqajn

Ish-deputeti, Labinot Tahiri ka bërë apel për ta ndihmuar Art Muqajn, i cili duhet t’i nënshtrohet një operacioni në tru me urgjencë.

Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët pasi kosto e këtij intervenimi është 15.000 euro fillestare shumë kjo e papërballueshme për famljen e tij.

May be an image of 1 person and text

Përmes një postimi në Facebook, Labi ka thënë se do t’i ndihmojë këtij vogëlushi.

Apel për shpëtimin e një jete.

Mirëmengjesi!

Jam rrugës duke u kthyer në Kosovë,

Nëse këtij bukuroshi nuk i’u kanë tubuar paratë, për 30 minuta ia tubojmë!

Familja të më shkruaj në koment ose në inbox.

E dyta, mbrëmë e kam postuar këtë rast dhe uroj që edhe ky djalosh të gjejë shërim.

Popullatë e dashur, vazhdoni e shkruani nanës së këtij djali dhe dergoni tē holla për spitalin, ku i duhën 15.000 euro, dhe ne si fondacion ia dergojmē 500€ qē me të tjerët ta permbushim shumë se bashku.

Me dhjetra persona më kanë shkruar edhe për këtë rast, e ku lajmin e par e kam marr nga Artani Polici nga njesia Speciale e Kosovës dhe Bekim Musliu miku im nga Prizreni..!

Me respekt dhe dashuri,

Labi, Kosovë e Shqipërisê.