Nëse keni thonj të dobët dhe të brishtë duhet të lexoni me patjetër këtë artikull

Shpesh harrojmë, por thonjtë kërkojnë kujdes shtesë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ata janë të brishtë dhe të dobët. Nëse keni thonj të brishtë, do të duhej t’i kushtonit më shumë kujdes ushqimit.

Është me rëndësi të pini ujë dhe të konsumoni proteina dhe perime.

Kur bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat janë posaçërisht të rëndësishme për thonj të bukur dhe të fortë, ju ndihmojnë vitaminat B posaçërisht biotina pastaj hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.

Gjithashtu, që thonjtë të rriten më shpejt, aplikoni rregullisht një krem hidratues për të shmangur tharjen e thonjve dhe lëkurës përreth tyre.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse thonjtë tuaj i mbani në ujë për një kohë të gjatë, qoftë për shkak se bëni sporte ujore, nëse vazhdimisht i lagni duart për shkak të punëve të shtëpisë, ose nëse thjesht i lani duart shpesh.

Top Albania Radio shkruan se përpiquni që gjithmonë t’i fshini mirë me peshqir duart, por kur është e mundshme, mbroni lëkurën e duarve me doreza gome.

Kuroni lëkurën rreth thonjve me vajra bimore dhe gjatë aplikimit gjithmonë bëni masazh të lehtë pjesës rreth thonjve, në këtë mënyrë do të nxisni qarkullimin e gjakut dhe kështu thonjtë do të jenë më të shëndetshëm dhe do të rriten më shpejt.  Shmangni përdorimin e mjeteve të forta për heqjen e xhelit nga thonjtë dhe gjithmonë pas heqjes së saj lani dhe fshini mirë duart dhe aplikoni krem ushqyes.

Për fat të mirë, shumica e grave mund të mbajnë çdo model që dëshirojnë në thonjtë e tyre, por është e rëndësishme për të gjithë ne të kemi thonjë të shëndetshëm.

Në fakt, thonjtë tuaj mund të zbulojnë gjendjen e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe nëse nuk kujdeseni mirë për veten, thonjtë tuaj do ta tregojnë atë. Ja disa zakone të përditshme që mund t’i prishin thonjtë tuaj.