Nëse keni pësuar aksident me makinë, atëherë Google Pixel do të thërras urgjencën

Google po planifikon të përditësojë aplikacionin e Informacionit të Urgjencës për telefonat e tyre Pixel me një veçori që do të zbulojë nëse jeni i përfshirë në një aksident me makinë dhe automatikisht do të thërras urgjencën dhe t’u tregoj shërbimeve të urgjencës vendndodhjen tuaj.

Siç është raportuar nga XDA Developers, Google ka azhurnuar përshkrimin e aplikacionit në Google Play Store dhe ka ndryshuar emrin në ‘Personal Safety’ (Siguria personale) për të pasqyruar më mirë atë që bën tani.

Aplikacioni do të përdorë akselerometrin e telefonit dhe mikrofonat për të zbuluar përplasjet e dyshuara të automjeteve dhe do të lëshoj një alarm të lartë me dridhje nëse duket sikur keni pasur një aksident.

Nëse nuk e ndalni alarmin shpejt, ai do të kontaktojë shërbimet e urgjencës në emrin tuaj, duke raportuar vendndodhjen tuaj.

Sipas XDA Developers, tipari i ri ‘Car Crash’ nuk duket se është shfaqur në të vërtetë në pajisjet Pixel, edhe pasi të keni shkarkuar përditësimin më të fundit të aplikacionit.

Prandaj është e mundur që kjo veçori e re e sigurisë të jetë e disponueshme vetëm për Google Pixel 4, i cili pritet të lansohet brenda dy javësh.

Vlen gjithashtu të përmendet se, sipas Google, zbulimi i aksidenteve të makinave është në dispozicion vetëm në SH.B.A. për momentin.

Shpresojmë se kjo do të ndryshojë me përditësimet e ardhshme, megjithëse ne presim që një lansim global do të marrë ca kohë, pasi Google mund të ketë nevojë të ndërlidhet me shërbimet e urgjencës në secilin vend për të bërë punën e raportimit të vendndodhjes.

loading…