Raporti i fundit mujor i publikuar nga Doctor Web, ka identifikuar disa aplikacione Android me më shumë se 2 milionë instalime që maskohen si aplikacione lojërash ose produktiviteti, por në të vërtetë janë viruse.

Fajtori më i madh i këtij grupi është një aplikacion i quajtur Super Skibydi Killer, i cili ka grumbulluar mbi një milion instalime.

Aplikacioni premton një lojë ku lojtarët marrin rolin e një “super vrasësi” dhe përpiqen të vrasin armikun e tyre përmes një serie lojërash me të shtëna.

Pasi të instalohet, Super Skibydi Killer dhe të tjerët përpiqen “të fshihen nga përdoruesit” duke përdorur ikona transparente të ekranit bazë ose ato që dukeshin si shfletuesi Google Chrome.

“Kur përdoruesit prekin një ikonë të tillë, këta trojanë lëshojnë shfletuesin dhe vazhdojnë të funksionojnë në sfond,” thotë Doctor Web.

Aplikacione të tjera që ishin pjesë e kësaj skeme përfshijnë Agent Shooter, Rainbow Stretch dhe Rubber Punch 3D, shkruan PCMag, raporton shqip.com.

Doctor Web gjeti gjithashtu dy aplikacione të familjes Joker në Google Play që abonojnë përdoruesit në shërbime me pagesë.

Një nga ato aplikacione, Love Emoji Messenger, u shkarkua 50,000 herë, kurse një aplikacion tjetër i quajtur, Beauty Wallpaper HD, kishte vetëm rreth 1000 shkarkime.

Doctor Web gjeti gjithashtu disa aplikacione të rreme që u shpërndanë si softuer financiar për gjëra të tilla, si tregtimi i aksioneve ose kontabiliteti në shtëpi, por në fakt, hapi faqe mashtruese ku viktimat inkurajoheshin të bëheshin investitorë. Këto aplikacione përfshijnë GazEndow Economic, MoneyMentor, FinancialFusion dhe Financial Vault.

Viruse të tjera brenda Google Play qw reklamohen si lojëra, pasi të instalohen, funksioni i tyre kryesor është të ngarkojnë faqet e internetit të kazinove në internet. Këto lojëra përfshijnë Labirintin e Përjetshëm, Bizhuteritë e xhunglës, Sekretet yjore, Frutat e Zjarrit, Kufi i Kaubojit dhe Eliksiri i Enchanted./Shqip.com