Nëse keni bërë plane për vikend, kjo është gjendja e rrugëve dhe pikave kufitare pas borës

Qytetarët që kanë zgjedhur ditët e vikendit t’i kalojnë jashtë Kosovës, ose të nisen në udhëtime, nuk do të përballen me pritje të gjata në pikat kufitare, shkruan Ballkani.info.

Edhe pas reshjeve të borës, sipas të dhënave të sakta nga gjendja e pikave kufitare të paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme, shihet se nuk janë krijuar kolona dhe pritjet nuk kanë qenë të gjata.

Në anën tjetër, nga raporti në faqen zyrtare thuhet se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përpos magjistrales Pejë-Kullë e cila nuk është e kalueshme për kamionë dhe disa rrugë të tjera të cilat paraqesin vështirësi kalimi. /Ballkani.info