Nëse fëmija yt ka këtë simptomë nuk është Covid!

Fëmijët që kanë rrufë nuk kanë coronavirus, ka paralajmëruar një ekspert i lartë.

Profesori Tim Spector, nga King’s College në Londër, u drejtohet prindërve se simptoma e tillë, rrjedhje hundësh dhe teshtimë, është një ‘shenjë e sigurt’ se është ftohur dhe nuk është prekur nga virusi.

“Nëse shqetësoheni mos fëmija juaj është infektuar , ne kemi 6,500 raste të reja në ditë. Pra shanset janë që shumica e njerëzve janë që të mos kenë Covid”, tha ai në programin Today të Radio 4.

Profesori Spector punon në aplikacionin “Coronavirus Symptom Study”, i cili u kërkon 4 milionë përdoruesve të saj të raportojnë simptomat dhe nëse ata më pas kanë dalë pozitivë me Covid-19.

Ekipi që drejton aplikacionin është në gjendje që të identifikojnë se cilat simptoma nënkuptojnë se dikush nuk ka koronavirus.

Matt Hancock gjithashtu ka paralajmëruar prindërit që të mos bëjnë testin Covid-19 për fëmijët që kanë rruf, që tregon një ftohje të zakonshme dhe një sëmundje ‘normale’.

Eksperti thotë se ka simptoma të ndryshme në bazë të grupmoshave dhe sipas tij, ata që janë nën 18 vjeç dhe ata mbi 65 vjeç, përgjithësisht nuk kanë humbje të shijes dhe nuk kanë kollë.