Polica e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi i cili kërkohet nën dyshimin për veprën penale “dhunim në tentativë”.

Në njoftimin e policisë thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 12 gusht 2022

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• BLEND (Asllan) ZEKAJ  i lindur me 07.01.1998  në Carrabreg-Deçan.

I denuari është i kërkuar për veprën penale:

– ‘Dhunim nё tentativё’

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]