Nëse do kërkoni këtë rrugë, do shikoni momentin e burrit duke rënë nga shkallët

Google Maps ka kapur momentin ekzakt kur një burrë po binte nga shkallët përballë një shtëpie në New Jersey.

Mjeti i pajisur me 360 kamera ishte duke udhëtuar në sheshin Willow në Hoboken kur burri humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Ndonëse u përpoq të kapej në kangjella hekuri, ai nuk ia doli dhe e gjeti veten në tokë. Kamera arriti të regjistronte rënien e tij në tre kënde dhe tashmë imazhet gjenden në aplikacionin e famshëm të orientimit, Google Maps.

Imazhet e para tregojnë burrin në tokë, ndërsa i treti e tregon duke u mbajtur në hekur. Identiteti i tij nuk është zbuluar ende pasi gjithcka është filmuar pas kurrizit të tij.