Arta Nitaj

Nervozohet Arta Nitaj për masat e reja: Që dy vjet n’fitnes kurr nuk mora virus

Masat e reja për pandeminë kanë hyrë në fuqi qysh se nga sot.

Këto masa përfshijnë orën policore gjithashtu edhe orarin e shkurtër të gastronomisë.

Theksojmë se në kuadër të masave të reja, Qeveria ka vendosur t’i mbyllë palestrat gjë e cila e ka nervozuar Arta Nitajn.

Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, ajo ka shfaqur hapur pakënaqësinë e saj për mbylljen e fitneseve.

“Kurr nuk mora virus nfitnes 2 vjet pandemi, kur sdini qa o sporti qa o fitnesi edhe e mshelni”, ka shkruar Arta.

Ndryshe, aktorja e serialit “O sa mirë” është e pasionuar pas palestrës e këtë e dëshmojnë më së miri linjat e saj trupore.