Nervozohet Albulena Haxhiu pas vendimit të PZAP-it me të cilin Nisma-AKR hyjnë në Kuvend

Pas vendimit të PZAP-it për rinumërimin e rreth 1500 vendvotimeve dhe anulimin e 3100 votave nga Serbia, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht. Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Ballkani.info.

Me vendimin e PZAP-it për anulimin e votave nga Serbia, koalicioni Nisma-AKR hyjnë në Kuvend, duke e kaluar praguan me 5.012 për qind.

Ky vendim, VV-së ia merr tre deputetë, duke e ulur numrin në 29 nga 32 sa i kishte më parë. LDK-ja e humb një deputet, sikurse edhe PDK dhe AAK. /Ballkani.info/

loading…