Nëpër klube kanë nisur ta këndojnë “Mora fjalë”, Skivi kritikon kolegët teksa i drejtohet Shkurte Fejzës: A po të paguajnë ndonjë gjë?

Nëpër klube kanë nisur ta këndojnë “Mora fjalë”, Skivi kritikon kolegët teksa i drejtohet Shkurte Fejzës: A po të paguajnë ndonjë gjë?

Pasi është parë që thuajse në çdo mbrëmje është duke u kënduar hiti i Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, ai theksoi që kjo duhet të ndalohet.

I njëjti në një postim tjetër ka etiketuar këngëtaren duke e pyetur nëse janë duke e paguar.

“Peticion që të mos këndohet kënga ‘Mora Fjalë’”, tha ai në njërin nga shkrimet që ka shpërndarë në InstaStory.

“Shkurte Fejza a janë duke ju paguar ndonjë gjë apo hiq? Motive kombëtare nëpër klube”, vazhdoi tutje Visar Shala (emri i vërtetë).

Reagimi i Skivit u bë pasi në një koncert shihej duke u interpretuar “Mora Fjalë” nga Butrint Imeri. /Telegrafi/