Nëntori nis me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në ditën e parë të muajit nëntor do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.