Nëntë të vdekur nga sulmi me armë në një shkollë në Rusi – pamjet tregojnë tmerrin që përjetuan nxënësit dhe stafi

Numri i të vdekurve nga të shtënat në një shkollë në Rusi ka arritur në nëntë – sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja.

Bëhet fjalë për një ngjarje kur një i armatosur thuhet se është futur në një shkollë në Rusinë qendrore dhe ka filluar të shtie me armë, duke lënë gjithashtu disa të tjerë të plagosur, përcjell Telegrafi.

Trupi i sulmuesit, i cili me sa duket vdiq nga vetëvrasja, u zbulua nga oficerët, tha policia.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë tmerrin që përjetuan nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ndryshe, më herët ishte raportuar se sulmuesi i paidentifikuar hyri në shkollën në Izhevsk, vrau një roje dhe disa nga fëmijët përpara se të qëllonte veten, kanë thënë më herët zyrtarët.

“Ka viktima në mesin e fëmijëve, ka edhe të plagosur”, citohet të ketë thënë guvernatori Alexander Brechalov.

https://twitter.com/firamnews/status/1574320681940144130

Shkolla, e cila mëson fëmijët nga klasa e parë dhe e 11-të, është evakuuar dhe mbyllur nga policia.

Izhevsk është një qytet me madhësi mesatare prej 640,000 banorësh, i vendosur në perëndim të maleve Urale, rreth 1 mijë kilometra në lindje të Moskës.