Nëntë të lënduar nga tri aksidente që ndodhën brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit tri aksidente trafiku me lëndime të rënda trupore kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit.

Policia ka bërë të ditur se dy kanë ndodhur në Suharekë dhe një tjetër në Prizren.

Aksidenti i parë në Suharekë ka ndodhur dje rreth orës 06:40, ku një femër kosovare, deri sa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore godet një automjet tjetër me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore marrin vozitësi i automjetit dhe dy pasagjeret, meshkuj kosovarë te cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në Prizren rreth orës 12:00 ku janë përfshirë katër vetura. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona kosovarë/e.

Pas tretmanit mjekësor dy prej viktimave janë liruar ndërsa njëra prej tyre ka pësuar lëndime te rënda trupore, dhe dërgohet në QKUK në Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkaq aksidenti i tretë ka ndodhur në Suharekë rreth orës 18:30 mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit dhe një pasagjerë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm.