Nëntë raste të reja me koronavirus në Suharekë

Nëntë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Suharekë ditën e sotme duke e çuar numrin e të infektuarve në këtë komunë në 14 persona.

Të infektuarit janë shtatë persona nga Semetishtë, në Vraniq 2 raste.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Ai ka ftuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi pasi sipas tij situata është serioze.

“Situata është serioze dhe duhet të kemi shumë kujdes”, shkruan Muharremaj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Muharremajt në Facebook:

I kemi 9 raste të reja pozitive në Suharekë me COVID-19.

Situata është serioze dhe duhet të kemi shumë kujdes.

Nuk duhet të kemi panikë, pos asaj që po e theksojmë tash e sa kohë se duhet të qëndroni në shtëpi e ti respektoni rregullat.

Ne do të jemi në krye të detyrës dhe kërkojmë ndihmën tuaj, duke i respektuar rekomandimet që i kanë dhënë institucionet relevante.

Bali Muharremaj