Për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente, njofton policia. Prej tyre 9 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar përderisa 29 të tjera vetëm me dëme materiale.
Sipas raportit të sotëm të lëshuar nga PK, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 1204 tiketa trafiku, për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Ndërkaq janë arrestuar 22persona, të cilët sipas PK’së kanë kryer vepra penale, si armëmbajtje, posedim të narkotikëve, etj, ndërsa në mbajtje janë dërguar 12 persona, 4 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, bën të ditur PK.







