Sot në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, në Romë, për herë të parë, u nënshkrua plani bilateral në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona .

Nënshkrimi i planit bilateral u bë nga Kolonel Hasan Hoxha në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Kolonel David Morpurgo nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin Kolonel Agron Bajrami, shef i Departamentit të Planifikimit dhe Financave, Kolonel Ejup Maqedonci, Shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnim dhe znj. Edona Abazi Zylfijaj nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga pala italiane në bisedimet ishte prezent edhe Commander Miretti, nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet edhe në fusha të reja.