Ditën e sotme Kosova dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje do të nënshkruhet në kuadër të transportit ajror.
Lidhur me këtë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të mbajë konferencë për media.
Konferenca e Aliut nis nga ora 12:00 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.







