Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e Shoqatës së Transportit Rrugor

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar një marrëveshje të parimeve për ta mbështetur Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Abrashi tha se kjo marrëveshje do të shërbejë që të ruhen vendet e punës në këtë sektor, duke dhënë garanci se në bashkëpunim me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministren në detyrë të Financave, Hykmete Bajrami, do të gjenden modalitetet që të mbështetet ky sektor.

“Kjo marrëveshje do t’i ruajë më shumë se 6 mijë vende pune dhe 400 kompani që punojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të punojë me të gjitha operatorët ekonomik që t’iu del në ndihmë duke i ruajtur vendet e punës”, tha Abrashi.

Kryetari i Shoqatës të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se ky veprim konkret i Ministrisë është një hap tutje në ruajtjen e shumë vendeve të punës.

Vitin e kaluar, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kishte liruar të gjithë këta operator nga rendet e udhëtimit dhe të gjitha taksat për tri vitet e ardhshme.