Nënshkruhet marrëveshja – Kosova merr kredi 6 milionë €

Fondit Kosovar dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), kanë nënshkruar marrëveshjen e kredisë në vlerë prej 6 milionë eurosh, mjete këto që do të përdoren si pjesë e Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se si qeveri jemi të përkushtuar për pagesën e tarifës prej 5 milionë euro.

“Ne do të jemi të përkushtuar ta mbështesim në vazhdimësi rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë”.

Ambasadori gjerman, Jorg Rohde theksoi se Gjermania ka ofruar mbështetje për Qeverinë e Kosovës në të gjitha fushat, duke sqaruar se janë alokuar 25 milionë euro për garanci kreditore.

“Jemi krenar që kemi krijuar Fondin Kosovar që ka arritur kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në bazë të këtij suksesi sot jemi duke lansuar dritaren për rimëkëmbjen e gjelbër”.

“Poashtu dua të theksoj se qeveria ime e re vazhdon me bankën KFW. Ne kemi alokuar 25 milion euro për garanci kreditore. Do të mbesim partnerë i Kosovës. Dhe duam të mbesim partnerë i juaji për energji”.Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se Fondi Kosovar për Ganci Kreditore ka arritur të shndërrohet në institucion të rëndësishëm për ekonominë, raporton EO.

“Grante që po dhurohen do të mundësoj rritjen e potencialit për të garantuar kredi të reja. Një numë ri i bizneseve me vështirësi në financa do të lehtësohet qasja në financa”.