Nënshkruhet marrëveshja e re, “Uniteti” rifillon ofrimin e shërbimeve për komunën e Vushtrrisë

Kompania Regjionale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” nga sot ka rifilluar ofrimin e shërbimit për komunën e Vushtrrisë, të cilin e kishte ndërprerë para një jave për shkak të skadimit të afatit të marrëveshjes.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina dhe Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, sot e kanë nënshkruar marrëveshjen e re.

“Me Nënkryetarin e komunës, z. Besim Muzaqi, nënshkruam marrëveshjen e re për shërbime primare të menaxhimit të mbeturinave në territorin e komunës së Vushtrrisë. Kjo marrëveshje garanton ofrimin e shërbimeve adekuate për qytetarët e Vushtrrisë dhe siguri se KRM “Uniteti” do të operoj dhe zhvillohet në bazë të ligjeve pozitive. Falënderoj drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Refik Maloku dhe nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë, z. Besim Muzaqi për vullnetin dhe përpjekjet e pandalura që të arrihet kjo marrëveshje, që për “Unitetin” ka qenë e pranueshme që nga dita e parë”, ka thënë Kryeshefi Morina.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes KRM “Uniteti” ka rifilluar ofrimin e shërbimeve për komunën e Vushtrrisë.

loading…