Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Sunny Hill Foundation

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe babai i saj, njëherit menaxheri, Dukagjin Lipa kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Sunny Hill Foundation.

Sunny Hill Foundation është një organizatë e bamirësisë që funksionon nën patronazhin e Dua Lipës.

“Sunny Hill Foundation është duke krijuar një qendër e muzikës dhe artit në rajon në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës”, thuhet në uebfaqen e Sunny Hill Foundation.