Nënshkruhet deklaratë për bashkëzbarkimin e FSK-së me ushtrinë britanike në misione ushtarake

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar u prit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore nga Ministri i Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.

Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet e Kosovës për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit të Kosovës të bashkëpunimit për vitet në vijim.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me Ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake”, ka njoftuar ministri Mehaj përmes një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë: