Nënkryetarja e VV-së: Harrojeni që mbahet në Kuvend seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së senacës së Kuvendit, për t’u votuar mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë.

Mulhaxha-Kollçaku në “Debat Plus” ka thënë se është e papranueshme që për një nënkryetar të partisë si Agim Veliu nuk ja vlen të ndalet suksesi i kësaj qeverie.

Ajo thotë se LDK është ajo që duhet të kërkojë falje pasi e ka quajtur Vetëvendosjen anti-amerikane.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes thotë se ka qenë ndër ithtarët më të mëdha të një koalicioni me LDK-në.

“Coronavirusi i ri është mjaft i rrezikshëm, por virusi i vjetër që e kemi prej 20 vitesh, korrupsioni siç po shihet po mbijeton dhe po tenton të kthehet në skenë”.

Mulhaxha-Kollçaku thotë se Kosova ka një sistem shëndetësor fragjilë pavarësisht se është paraqitur sikur jemi në Zvicër.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes është shprehur kundër mbajtjes së një seance parlamentare siç po kërkohet nga LDK-ja për shkarkimin e qeverisë pasi sipas saj nuk i plotëson kushtet salla e kuvendit.

“Seanca e Kuvendit nuk ka shanca të mbahet në këto kushte. Harrone që mbahet seanca në këto rrethana”, tha ndër të tjera Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.