Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së: Kërkesat e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së kanë hasur në vesh të shurdhër

Mbajtja e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ishte një nga temat që u trajtua në emisionin “Frontal” me nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo ka bërë të ditur se përfaqësuesit e mbrojtjes së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit kanë bërë një kërkesë për fonde në Ministrinë e Drejtësisë.

“Ka pasur një kërkesë nga përfaqësuesit e katër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo vetëm nga mbrojtja e Hashim Thaçit mirëpo fatkeqësisht një kërkesë e tillë duket se ka hasur në vesh të shurdhër.” 

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale kishin paralajmëruar se do të tërhiqen nga mbrojtja pasi nuk janë paguar për punën e bërë.