Nënkryetarja e LVV-së e lartëson Kurtin pasi e shkarkoi Veliun

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut, nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

Kollçaku i ka thurur lavde kryeministrit të vendit, Albin Kurti duke thënë se ai është i vendosur dhe kompetent, si dhe në mbrojtje të kushtuetshmërisë, integritetit dhe sovranitetit të vendit.

Tutje, nënkryetarja e VV-së ka thënë se shkarkimi i Veliut nga ana e qeverisë është në mbrojtje të kushtetuetshmërisë, integritetit dhe sovranitetit të vendit.