Nënkryetarja e LDK-së del në terren me Qunin e Shalën: Lidhja Demokratike do të rikthehet

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi ka bërë të ditur se kanë vizituar gjatë vikendit disa degë të LDK-së.

Në një shkrim në Facebook, Mjekiqi ka thënë se gjatë dy ditëve bashkë me Anton Qunin dhe Ardian Shalën kanë vizituar gjashtë degë të LDK-së.

“Përgjatë dy ditëve të vikendit, bashkë me Anton Qunin dhe Ardian Shalën, kemi vizituar gjashtë degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Zhur, Dragash, Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec për të kuptuar për së afërmi situatën në nivelin lokal”, ka shkruar e njëjta.

Mjekiqi ka thënë se LDK-ja do të kthehet me punë e qëndrueshmëri.

“Lidhja Demokratike e ka një strukturë të jashtëzakonshme të anëtarëve të saj që pavarësisht rënieve të herë pas hershme i kanë qëndruar besnik asaj përgjatë viteve. Kur njerëzit i bashkojnë vlerat, aty ka qëndrueshmëri. Me punë dhe përkushtim LDK do të rikthehet”, tha e njejta.